Mblidhen ambasadorët e huaj, rruga e Kosovës drejt BE-së dhe zhvillimet e brendshme temë diskutimi

Nga D. V.
374 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 Maj, Zhurnal.mk – Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar për një takim informal që kanë organizuar e ku të ftuar kanë qenë disa prej shefave të misioneve, zyra e BE-së dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca.

Temë e diskutimit ka qenë rruga e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet e brendshme politike dhe konteksti rajonal.

“Takim joformal i “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në Ambasadën Italiane në Kosovë, i organizuar nga Ambasadori Antonini, me Zv. Kryeministrin/Ministrin e Jashtëm Konjufca, Shefat e Misioneve dhe Zyrën e BE-së. Bisedat u përqendruan në rrugën e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet politike të brendshme dhe kontekstin rajonal”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër