Shkup, 15 nëntor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës në Kroaci ka vizituar Xhaminë e Zagrebit, ku është pritur nga Myftiu i Kroacisë, akademik dr. Aziz ef. Hasanoviq, dhe zëvendësmyftiu Mevludi ef. Arslani.
Gjatë kësaj vizite, Kasami është njohur nga afër edhe me funksionimin e Gjimnazit Islam “Dr. Ahmed Smajloviq”, i cili vepron në kuadër të kompleksit të xhamisë dhe drejtohet nga zëvendësmyftiu Arslani.
“Patëm rastin të njihemi nga afër me këtë gjimnaz, që funksionon brenda kompleksit të xhamisë”, shkroi Kasami.
Në postimin e tij, Kasami ka veçuar rolin që ka Xhamia e Zagrebit për shqiptarët që jetojnë në Kroaci, duke theksuar se ajo, përveç funksionit fetar, është shndërruar edhe në një pikë takimi, bashkimi dhe ruajtjeje të kulturës shqiptare.
“Ajo që më bëri përshtypje është se kjo xhami është bërë shtëpi edhe për shumë shqiptarë të Kroacisë. Këtu ata jo vetëm falen, por edhe takohen, bashkohen dhe e mbajnë gjallë kulturën tonë shqiptare” dekaloi Kasami.
Nê funs ai ka falënderuar drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kroacisë për mikpritjen dhe pritjen e ngrohtë gjatë vizitës.

