Mbrëmje vendimtare në Ligën e Kampionëve, në lojë janë dy bileta për gjysmëfinale

Nga D. V.
210 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sot (e martë) rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve me dy përballje që pritet të vendosin fatin e gjysmëfinalistëve të parë të sezonit 2025/26. Në fokus janë duelet Atletico Madrid-Barcelona dhe Liverpool-Paris Saint-Germain.

Në Madrid, Barcelona përballet me një mision të vështirë pas humbjes 0-2 në ndeshjen e parë.

Katalunasit duhet të reagojnë fort në udhëtim, ndërsa Atletico Madrid synon të mbrojë avantazhin dhe të shfrytëzojë çdo hapësirë. Një gol i hershëm mund të ndryshojë gjithçka në këtë përballje.

Ndërkohë në Angli, Liverpool ka një mision të vështirë pas humbjes 0-2 në Paris.

“The Reds” do të kërkojnë një mbrëmje perfekte në “Anfield”, aty ku shpesh janë kthyer historitë e mëdha evropiane. PSG, nga ana tjetër, synon të menaxhojë avantazhin dhe të godasë në kundërsulm.

Sa i përket ndeshjeve të nesërme, Arsenali pret Sporting Lisbonën me epërsinë minimale 1-0, ndërsa supersfida mes Bayern Munich dhe Real Madrid mbetet plotësisht e hapur pas rezultatit 2-1 në ndeshjen e parë.

Të gjitha ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 21:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër