Mbrojtja e qytetarëve nga profiterët në kurriz të popullit po fillon, nuk ka më çmime pa tavan!

nga I.A

Shkup, 16 prill – Rritja e çmimeve të produkteve bazë ishte sfidë në vete me të cilën përballeshin qytetarët çdo ditë. Kjo pasi nuk merreshin masa serioze për parandalimin e profiterëve që nuk ngopeshin me asgjë në drejtim të fryerjes së çmimeve pa tavan. Pra, bënin çmime aq sa ata kishin nevojë të fitonin. Kjo praktikë e mbrapshtë vështirësonte jetën e qytetarëve të cilët edhe ashtu ishin të kapluar nga kriza e shumëfisht, shkruan Zhurnal.

Marketet nga e premtja do t’i publikojnë çmimet në internet –

Marketet, barnatoret dhe dyqanet e teknikës dhe mobiljeve nga e premtja do të duhet t’i publikojnë çmimet e produkteve të tyre në ueb faqen zyrtare. Obligimi është në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve që hyjnë në fuqi më datën 18 të këtij muaji (e premte), pasi pas miratimit të tyre në Kuvend dhe publikimit në Gazetën Zyrtare më datë 4 të muajit të kaluar, Ministria e Ekonomisë, në afatin e caktuar prej 45 ditësh, duhet të përgatisë një Rregullore për mënyrën e publikimit të çmimeve të mallrave dhe të dhënave, që duhet të publikohen nga tregtar i vogël, i mesëm dhe i madh që kryejnë veprimtari tregtare me pakicë.

Në rregulloren theksohet se tregtari i vogël, i mesëm dhe i madh që kryen veprimtari tregtare me pakicë në përputhje me Klasifikimin kombëtar të veprimtarive i publikon çmimet e mallrave që plason në treg në ueb faqen e tyre në mënyrë të qartë dhe të qasshme, përmes një pjese të veçantë të ueb-faqes së tregtarit të dedikuar për çmimet (Çmimore).

Çmimet e publikuara duhet të jenë të disponueshme pa pasur nevojë për regjistrim ose hyrje shtesë. Çmimet e mallrave (çmimi aktual i shitjes, çmimi për njësi, çmimi promocional ose me zbritje) për secilën pikë të shitjes të tregtarit publikohen në ueb – faqen e internetit në përputhje me paragrafin (1) të këtij neni dhe përmbajnë të dhënat e përcaktuara në Shtojcë, e cila është pjesë përbërëse e kësaj rregullore.

Nëse nga ana e tregtarit ofrohen çmime promocionale ose me zbritje, çmimi i rregullt, në ueb – faqen e internetit të tregtarit, duhet të shënjohet çmimi i rregullt, përqindja dhe shuma e reduktimit, si dhe kohëzgjatja e promocionit ose zbritjes.

Siç është theksuar në Rregulloren, tregtarët duhet të përditësojnë çmimet e mallrave në baza ditore, respektivisht çdo ditë deri në orën 10:00. Në rast të gabimit teknik padashje në përditësiin e çmimeve dhe mallrave, tregtari duhet ta korrigjojë gabimin në afat prej 24 orëve.

Kriza ekonomike thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut, prandaj masat e tilla janë në anën e qytetarëve-

Më shumë se gjysma e popullsisë mendon se Maqedonia e Veriut  nuk është në rrugën e duhur. Sipas sondazhit të fundit të Market Vision, rreth 60.25 për qind janë të bindur se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Vetëm 9.20 për qind janë shprehur pozitivisht, ndërsa 27.70 për qind e të anketuarve janë të mendimit se qëndron në vend.

Të anketuarit nga përkatësia etnike maqedonase, në krahasim me të anketuarit e përkatësisë etnike shqiptare, në masë më të madhe besojnë se vendi po lëviz në drejtim negativ – 66,1% kundrejt 47,3%.

Si një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Maqedonia, për të cilën pothuajse gjysma e të anketuarve, gjegjësisht 44,1 për qind kanë deklaruar se është varfëria, më konkretisht ekonomia, inflacioni dhe ulja e aktivitetit ekonomik. Në këtë periudhë të vështirë privimi, qytetarët duket se nuk shohin dritë në fund të tunelit. Çmimet e shtrenjta pas tregjeve, tregjeve, mirëmbajtjes nga 1 në 1, të anketuarit dhe pastaj e presin atë, edhe në një formë më të keqe. Mbi 80% besojnë se çmimet e produkteve vazhdojnë të rriten. Në të njëjtën kohë, 31.3% e të anketuarve presin që standardi i tyre i jetesës të përkeqësohet në gjashtë muajt e ardhshëm.

Kujtojmë që, çmimet e produkteve ushqimore në Maqedoninë e Veriut, sipas drejtuesve të institucioneve, janë rritur deri në 47 për qind gjatë vitit që lamë pas, derisa në tregjet evropiane ato kanë shënuar rritje jo më shumë se 10 për qind. Ndërkaq, Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka shtrenjtuar edhe shportën e konsumit. Sipas Lidhjes së Sindikatave, në muajin dhjetor një familje katëranëtarëshe për të siguruar kushtet elementare për jetë i ka shpenzuar mbi 1.000 euro.

Nga ana tjetër, sipas Entit për Statistika Shtetërore, paga mesatare brenda një vitit është rritur për gati 3.000 denarë (50 euro), duke arritur 31.400 denarë (rreth 500 euro). Por, këto para bazuar në rritjen e çmimeve, kanë vlerën e 28.700 denarëve apo rreth 450 euro. Të dhënat zyrtare tregojnë se paga mesatare është rritur me 9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, por kostoja e jetesës është rritur me 14 për qind, pra, paga mesatare është 2.3 për qind më e ulët krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon qartazi që qytetarët nuk kanë dalë ende nga tuneli i varfërisë.

Zbutja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë sepse pagat që marrin janë të pamjaftueshme në përballje me krizën e thellë ekonomike, e që është më shumë se kaq e shumëfish. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More