Shkup, 2 shkurt – Në aksin rrugor Udovë – Vallandovë në mëngjes nga ora 05:25 është vendosur ndalesë për komunikacion për shkak të derdhjes së lumit Kalkov. Komunikacioni orientohet në aksin rrugor Marvinci – Vallandovë.
Sipas informatave të LAMM-së, mjegull ka në qafat malore Pletvar, Gjavato dhe Preseka, për të cilin shkak dukshmëria është ulur deri 100 metra.
Në rrugët tjera në shtet komunikacioni po zhvillohet në kushte të dimrit, me borë në disa vende më të larta, për të cilin shkak rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

