Melania Trump do të kryesojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB

Nga Xh M
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, do të kryesojë të hënën një seancë të Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në kuadër të marrjes nga SHBA-ja të presidencës së radhës të këtij organi më të lartë të OKB-së, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Sipas njoftimit, Melania Trump do të vërë theksin te roli i arsimit si një mjet për promovimin e tolerancës dhe paqes globale. Kjo do të jetë hera e parë që një Zonjë e Parë në detyrë e SHBA-së kryeson mbledhjen e organit 15-anëtarësh të Këshillit të Sigurimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë kritik i ashpër ndaj Kombet e Bashkuara që nga mandati i tij i parë në Shtëpinë e Bardhë, duke e cilësuar organizatën me 198 vende anëtare si joefikase dhe në nevojë për reforma të thella.

Megjithatë, javën e kaluar Trump përdori një ton më pajtues gjatë mbledhjes së parë të “Këshillit të Paqes”, një nismë që, sipas tij, synon zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën. Iniciativa nuk është përqafuar nga shumë liderë botërorë, mes shqetësimeve se ajo mund të jetë konceptuar për të zëvendësuar OKB-në.

“Mbi të gjitha, Këshilli i Paqes do të mbikëqyrë pothuajse Kombet e Bashkuara dhe do të sigurojë funksionimin e duhur të tyre”, deklaroi Trump më 19 shkurt.

“Ne do t’i forcojmë Kombet e Bashkuara. Do të sigurojmë që ambientet e tyre të jenë të mira… Do t’i ndihmojmë financiarisht dhe do të garantojmë që OKB-ja të jetë e qëndrueshme”, u shpreh presidenti amerikan.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër