Mëngjesi më i ftohtë në Berovë, 25 centimetra borë në Kodrën e Diellit

Nga B.M
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

 Shkup, 15 janar – Temperatura minimale sot në Berovë ka qenë -6 gradë celsius, -5 në Shkup-Petrovec, Strumicë, Demir Kapi, -4 në Manastir, Veles, Shtip, Kavardar, Kodrën e Diellit, -3 në Prilep, -2 në Shkup-Zajçev-Rid, Gjevgjeli, -1 në Krushevë, Pretor, Kumanovë, 0 në Kriva Pallankë, Vinicë, informojnë mëngjesin e sotëm nga DPHM.

 Deri në orën shtatë, lartësia e shtresës së borës në Kodrën e Diellit ishte 25 centimetra, ndërsa në 10 – Hanet e Mavrovës, Krushevë.

 Sipas sinoptikantëve, moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi. Temperatura maksimale pritet të jetë në intervalin 7 deri në 14 gradë Celsius.

 Në Shkup, moti pritet të jetë me diell dhe i qetë me vranësira të lehta, dhe temperatura të arrijë 9 gradë Celsius.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër