Mërgimtarët sot përsëri në Kuvend

Nga D. V.
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon sot ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili u dedikohet bashkatdhetarëve që gjatë sezonit të verës ndodhen në Kosovë.
Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, nga ora 12:00 deri në 16:00, duke u mundësuar bashkatdhetarëve të vizitojnë nga afër institucionin më të lartë ligjvënës të vendit dhe të njihen me punën, rolin dhe funksionimin e tij.

Gjatë vizitës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me hapësirat e Kuvendit, të marrin informacione mbi rolin dhe përgjegjësitë e këtij institucioni, si dhe të bashkëbisedojnë për çështje që ndërlidhen me marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe diasporës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër