Merz: Dhuna nuk duhet të jetë kurrë alternativë, historia do t’i gjykojë ata që përçajnë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Podgoricë, 22 tetor, Zhurnal.mk – Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi sot, në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Mal të Zi, se dhuna dhe polarizimi nuk mund të jenë përgjigje ndaj sfidave politike.

Në fjalën e mbajtur në seancën plenare “Një rajon në lëvizje: Ballkani Perëndimor duke formësuar të ardhmen e përbashkët të Evropës”, Merz apeloi për dialog, stabilitet dhe vijim të reformave.

“Të gjithë i shohim protestat në mbarë rajonin, në mbarë Evropën dhe në vendet tona. Dhe këto protesta japin një mesazh të qartë: duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe duhet të sigurohemi që qytetarët tanë të përfitojnë prej tij”, deklaroi ai.

Kancelari gjerman tha se dhuna nuk duhet të jetë kurrë një alternativë nga asnjëra palë.

“Më lejoni të jem i qartë për dy çështje. Së pari, kur përballemi me protesta në BE apo këtu në rajon, dhuna nuk duhet të jetë kurrë një alternativë nga asnjëra palë. Së dyti, për përmbushjen e gjithë këtyre është veçanërisht e vështirë nëse e kaluara na mban tërësisht peng”, nënvizoi ai.

Merz tha se “retorika përçarëse apo polarizimi në rritje nuk do të na çojnë në një Evropë më të sigurt, më të lirë dhe më të begatë. Dhe historia nuk do t’i gjykojë me dashamirësi ata që përçajnë në këto kohë të ndërlikuara”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër