Merz thërret Kurtin që të bëjë përparim në marrëveshjen me Vuçiçin, e përqendruar në trup kontrovers autonom për serbët

Nga B.M
594 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 mars, Zhurnal.mk – Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të bëjë “përparim” në negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja me Serbinë, të cilat në vitin 2023 rezultuan me një marrëveshje të pa nënshkruar, dhe e cila përqendrohet në formimin e një trupi autonom për pakicën serbe, e të cilën shumë shqiptarë të Kosovës e refuzojnë nga frika se do ta shndërronte vendin në një lloj Bosnje me ndarje në vija administrative etnike dhe paralizë shtetërore, shkruan Zhurnal.mk.

Merz e bëri thirrjen në një letër duke e uruar Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet e dhjetorit dhe tha se një hap i tillë është i nevojshëm për rrugën e premtuar të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s.

“Ju dhe qeveria juaj përballeni me detyra sfiduese. Jam i bindur se me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Kosovës. Kjo përfshin përparim të mëtejshëm në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë. Ju lutem të jeni të sigurt se Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani në këto përpjekje”, tha Merz në letër. 

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Rainer Rudolph, kujtoi të premten në një intervistë për transmetuesin publik RTK se Gjermania do të donte që Kurti të bënte hapa për të formuar atë që quhet “Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe (ASM)”, i cili është thelbi i marrëveshjes së vitit 2023 të ndërmjetësuar nga BE midis Kurtit dhe kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Ai kujtoi se problemi kryesor i Kosovës për anëtarësim në BE është mosnjohja nga pesë shtetet anëtare (Qipro, Greqi, Rumani, Sllovaki dhe Spanjë) dhe për NATO-n nga katër prej tyre (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja).

Kurti vazhdon të këmbëngulë në tre kushte që marrëveshja që arriti me Vuçiçin të mund të zbatohet, përshirë edhe formimin e ASM-së.

Ai thotë se Serbia duhet të tërheqë letrën e shtatorit 2023, në të cilën Beogradi refuzon pjesën e marrëveshjes së panënshkruar që i referohet njohjes së integritetit territorial të Kosovës; anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare; dorëzimin e udhëheqësit të grupit të armatosur të mbështetur nga Serbia i cili e sulmoi policinë kosovare në shtator 2023 dhe që marrëveshja të nënshkruhet nga të dyja palët. 

Vuçiç refuzon të nënshkruajë marrëveshjen, e cila u mbështet nga qeveria e Joe Biden, por e cila po injorohet deri më tash nga qeveria e Donald Trump.

BE thotë se nuk ka nevojë për nënshkrim dhe vazhdon që t’i bëjë presion Kurtit që të formojë asociacionin kontravers, e i cili është thelbi i marrëveshjes.

Statuti i ASM-së, i propozuar nga BE në Tetor 2023, është për më shumë kompetenca për dhjetë komuna me shumicë serbe në ekonomi, financa, urbanizëm, polici, arsim, kujdes shëndetësor dhe kulturë.

Shumë njerëz në Kosovë kanë frikë se nëse formohet ASM, vendi do të transformohet në një sistem të dytë të paralizuar si ai i Bosnjës, në baza etnike dhe në vija administrative etnike.

68,84 përqind e shqiptarëve të Kosovës thonë se janë të shqetësuar se Asociacioni i Komunitetit do të çojë në “rritje të autonomisë për zonat me shumicë serbe dhe potencialisht do të destabilizojë Kosovën”, sipas anketës së paraqitur nga OJQ-ja lokale CASA vitin e kaluar.

Një tjetër anketë e vitit 2024 e bërë nga Instituti [Amerikan] Republikan Ndërkombëtar (IRI) thotë se 81% e qytetarëve të Kosovës janë kundër formimit të ASM-së për dhjetë komunat me shumicë serbe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër