Metani në Londër: Forcojmë bashkëpunimin profesional me Mbretërinë e Bashkuar

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, zhvilloi një vizitë pune në Londër, ku takoi përfaqësues të institucioneve të drejtësisë britanike, profesionistë të komunitetit britaniko-shqiptar dhe përfaqësues të institucioneve diplomatike.

Vizita kishte si qëllim forcimin e marrëdhënieve profesionale dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Me ftesë të Shoqata e Juristëve Britaniko-Shqiptarë (BALA), Metani mori pjesë në një event bashkëbisedimi me ekspertë të drejtësisë, nën kujdesin e kryetares së BALA-s, Brikena Muharremi, dhe të Ambasadorit të Shqipërisë në Londër, Uran Ferizi. Gjatë aktivitetit, ai prezantoi rolin dhe funksionet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe arritjet e institucioni gjatë gjashtë viteve të fundit.

Në këtë takim, Metani u ndal mbi procedurat e trajtimit të ankesave, hetimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, inspektimet në gjykata dhe prokurori, si dhe mbi dinamikat aktuale të sistemit të drejtësisë dhe pavarësinë e magjistratëve. Ai ofroi gjithashtu mundësi për studentët e drejtësisë dhe juristët e rinj për programe internshipi dhe punësim pranë ILD-së në Tiranë.

Gjatë vizitës, Inspektori Metani u prit në Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar nga gjyqtarja Dame Vivien Rose dhe ish-gjyqtari Sir Stephen John Irëin, ku u diskutua mbi praktikat e hetimit të sjelljes gjyqësore dhe mundësitë e bashkëpunimit institucional.

Delegacioni i ILD-së zhvilloi gjithashtu takim në Parlamenti Britanik me deputetin Martin Vickers, kryetar i grupit të miqësisë me Shqipërinë dhe Kosovën, duke diskutuar mbi reformat institucionale dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për proceset integruese në Shqipëri.

Vizita përfshiu edhe një takim në Ambasada e Kosovës në Londër, ku u trajtua bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

artikuj të ndërlidhura