Metsola: 12 shtete duan të jenë pjesë e BE – së

Nga D. V.
611 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 7 maj, Zhurnal.mk – Ekziston një listë shumë e gjatë vendesh që dëshirojnë të hyjnë në Bashkimin Europian: janë 12 shtete që duan të bëhen pjesë e BE-së, deklaroi Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Europian.

“Jemi në një kontekst me një paparashikueshmëri shumë të madhe; në nivel botëror është e vështirë të gjesh miq. Duket ironike, por ky është realiteti”, theksoi ajo.

“Islanda ka organizuar një referendum për antarësim këtë vit”, kujtoi Metsola.

“Britania e Madhe pësoi një  Brexit-it shumë të dhimbshëm. Ajo tashmë ka një qeveri që e kupton se në fakt është e nevojshme t’i afrohet Europës dhe se kjo është ajo që duan të rinjtë e BM-së”, shtoi ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër