Mexhiti: Bashkimi i VLEN-it erdhi në kohën e duhur

Nga B.M
939 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 maj, Zhurnal.mk – Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA” vlerësoi se bashkimi i kësaj koalicioni ka ardhur në momentin e duhur.

“Bashkimi i VLEN-it vjen në kohën e duhur. Nuk është as i sforcuar as i vonuar. Për shkak se nuk është e lehtë që të bashkohen subjekte që në të kaluarën ndoshta në drejtime të kundërta, ndoshta edhe kundërshtar politik. Mirëpo kemi dëshmuar që dijmë ta lexojmë votuesin shqiptar. Dijmë ta lexojmë votuesin shqiptar. Fillomisht duke u bashkuar si opozita shqiptarë dhe më pas mundësoj ndryshimin dhe thyerjen e monopolit”, deklaroi Mexhiti.

Izet Mexhiti, shtoi se modeli i udhëheqjes me dy kryetarë në kuadër të VLEN-it ka sjellë një frymë të re demokratike në vend.

“Edhe njëra edhe tjetra. Përveç thyerjes së monopolit, sjelljes së konkurrencës. Uroj që kjo konkurrencë të jetë përplasje idesh, programesh dhe platformash, e jo përplasje figurash apo çështjesh personale. Tjetra është se me këtë po sjellim një model të ri dhe një frymë të re demokratike. Nuk e kemi shpikur ne këtë model, ai ekziston te Lëvizja Guxo që funksionon prej disa vitesh”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti foli edhe për largimin e kryetarit të ASH-së Arben Taravari i cili sipas tij pak para zgjedhjeve lokale përfundoi në krahët e BDI-së dhe Ali Ahmetit.

“Z. Taravari vetë duhet ta sqarojë se pse pas një betejë të gjatë me BDI-në përfundoi te BDI-ja, duke menduar se me daljen e tij, VLEN do të shkatërrohet. VLEN nuk u shkatërrua por u fuqizua, sot këtë e dëshmojnë zgjedhjet lokale, anketat dhe terreni”, ka thënë Mexhiti.

Ky proces, sipas tij, nuk bazohet te figurat, por te fryma, deri dje opozitare tash në pushtet edhe në të ardhmen, siç shtoi, ai “mund të ketë ardhje dhe dikush që nuk është për staza të gjata, është për staza të shkurta, e ndërpret rrugëtimin ose devijon diku tjetër.

Mexhiti ka folur edhe për pjesëmarrjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski në Kongresin e parë të partisë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mexhiti këtë e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm, ku një kryeministër merr pjesë në një Kongres apo aktivitet të partive shqiptare.

“Është hera e parë që një kryeministër i vendit merr pjesë te partitë shqiptare. Edhe kur kanë qenë partnerë, nuk ka ndodhur. Madje edhe z. Gruevski nuk ka marrë pjesë as në Marrëveshjen e Ohrit”, është shprehur Mexhiti.

Sipas tij, kjo ky është një hap përpara që kryeministri nderoi VLEN-in.

“I nderoi shqiptarët duke qëndruar për rreth dy orë”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.

Mexhiti foli për himnin kombëtar, duke thënë se ata që akuzojnë duke aluduar në BDI-në, intonimi i himnit ka munguar në dy Kongreset e fundit të kësaj partie tanimë opozitare.

Sipas Mexhitit, nuk ka pasur ndonjë prapavijë tjetër, përveç se në Kongresin e 9 majit të dërgohet mesazh politik në nder të Ditës së Evropës.

“Ata që akuzojnë, nëse marrim Kongresin e tyre nuk ka himn kombëtar, te BDI edhe i fundit edhe i parafundit edhe tjerat, sepse është një organizim partiak. Informatat janë të verifikuara, e para ata që akuzojnë nuk kanë të drejtë morale, sepse nuk ka pas as te ata, e dyta ka qenë çështje protokolli, aty ka qenë flamuri kombëtar edhe këtu ka pas dokumentar, çështja e himnit kanë vendosur pasi e kemi përcaktuar dhe kemi dashur të japim një mesazh politik, 9 maji është Dita e Evropës dhe ka filluar me himnin e Evropës dhe nuk ka pasur ndonjë prapavijë tjetër”, ka thënë Mexhiti.

Mexhiti foli edhe për Balancuesin, duke shtuar se balansuesin e vajton vetëm opozita, VLEN brenda dy vitesh ofroi zgjidhje ligjore

Sipas tij, përfaqësimi adekuat i shqiptarëve ka qenë më i rregulluar kur nuk ka ekzistuar mekanizmi i balancuesit. VLEN brenda dy viteve, siç tha ai, e ngriti këtë çështje në nivel ligjor duke ofruar zgjidhje ligjore.

“Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve më mirë ka lëvizur në periudhën 2002–2015, kur nuk ka pasur balancues, sepse janë bërë marrëveshje në bazë të partnerëve të qeverisë. Janë bërë marrëveshje politike se sa shqiptarë, sa maqedonas dhe sa pjesëtarë të komuniteteve të tjera do të punësohen. Madje, të gjitha punësimet kanë qenë të koncentruara te zëvendëskryeministri i parë shqiptar. Në atë periudhë nuk ka pasur balancuesin që e vajtojmë aq shumë sot. Pas 20 vitesh, VLEN brenda dy viteve e ngriti këtë çështje në nivel ligjor, duke ofruar zgjidhje ligjore”, ka thënë Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër