Shkup, 29 tetor Zhurnal.mk – Me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, bashkëkryetari i Vlen dhe kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e Tij, Alper Aktaş.
Me këtë rast, Mexhiti theksoi rëndësinë e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke vënë në pah lidhjet e përbashkëta historike, kulturore dhe tradicionale, si dhe bashkëpunimin e fortë ndërmjet dy popujve.
Ai e cilësoi Turqinë si një vend mik dhe partner të rëndësishëm, ndërsa theksoi se kjo ditë e veçantë përbën një mundësi për të riafirmuar miqësinë dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Mexhiti shprehu rëndësinë e vazhdimit dhe avancimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke vënë theksin te partneriteti dhe lidhjet që i bashkojnë dy popujt.
https://www.facebook.com/share/p/1Gu1X8i5fp/
