Mexhiti: Nata e Fitër Bajramit sjell bekim dhe bashkim, Çairi në atmosferë festive dhe përgatitje për këtë festë

Nga Xh M
430 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 mars – “Sonte është një natë e madhe, Nata e Fitër Bajramit, që mbyll një muaj sakrifice, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror. Urime Nata e Madhe e Fitër Bajramit! Le të jetë kjo natë një bekim për të gjithë”, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Në mesazhin e tij, Mexhiti thekson se kjo natë përfaqëson përmbylljen e një muaji sakrifice dhe përkushtimi, duke nënvizuar atmosferën festive që ka përfshirë Komunën e Çairit, ku rrugët, lagjet dhe shtëpitë reflektojnë qetësi dhe ndriçim simbolik.

Kryetari i Çairit ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë ditës institucionet komunale janë angazhuar në përgatitjen e objekteve fetare, duke siguruar që çdo xhami të jetë e pastruar dhe e rregulluar për pritjen e besimtarëve në faljen e Namazit të Bajramit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër