Mexhiti: Rruga “Faik Konica” në Dizhon po merr pamje krejtësisht të re

Nga D. V.
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se ka përfunduar një tjetër investim i rëndësishëm infrastrukturor në lagjen Dizhon, në kuadër të projekteve për modernizimin e infrastrukturës komunale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Në kuadër të projektit në rrugën “Faik Konica” është realizuar rindërtimi i tërësishëm i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, si dhe është kryer asfaltimi i rrugës, duke kompletuar kështu një ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore për banorët e kësaj zone.

“Është përfunduar rindërtimi i tërësishëm i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal. Si dhe është bërë asfaltimi i rrugës. Çdo premtim po mbahet. Çdo projekt po realizohet!”, deklaroi Mexhiti.

Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve zhvillimore në çdo lagje, me fokus në investimet që përmirësojnë infrastrukturën dhe rrisin cilësinë e jetesës së qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër