Mexhiti: Vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës në Sahat Kullë, asfaltohet rruga “Remzi Hoxha”

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot qëndroi në lagjen Sahat Kulla, ku pa nga afër asfaltimin e një pjese të rrugës “Remzi Hoxha”, me sipërfaqe prej 850 m².

Asfaltimi është vazhdim i punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në këtë pjesë të Çairit. Të gjitha objektet tashmë janë lidhur me sistemin e ri të ujësjellësit, ndërsa paralelisht po realizohet edhe çaktivizimi i rrjetit të vjetër.

“Sot po asfaltojmë një pjesë prej 850 m² të rrugës ‘Remzi Hoxha’, pasi paraprakisht të gjitha objektet i kemi lidhur me sistemin e ri të ujësjellësit. Pas përfundimit të këtyre punimeve vazhdojmë me asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve të tjera në lagje. Sot ‘Remzi Hoxha’, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin,” deklaroi Mexhiti.

Punimet do të vazhdojnë edhe në rrugët e tjera të Sahat Kullës, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për banorët e kësaj lagjeje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër