Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se punimet në rrugën “Ferid Murat” po vazhdojnë me intensitet, duke theksuar se periudha e verës po shfrytëzohet për përshpejtimin e projekteve infrastrukturore.
“Vera nuk është sezon pushimi për projektet. Përkundrazi, është koha kur punohet më shumë.
Po e shfrytëzojmë qarkullimin më të ulët për të përshpejtuar punimet dhe për t’i përfunduar ato me sa më pak pengesa për qytetarët.
Rruga Ferid Murat në Çair është një nga kantieret ku puna vazhdon pa ndalur. Sepse qyteti nuk ndërtohet me fjalë, por me punë që shihet dhe me rezultate që mbeten. Vazhdojmë…”, ka shkruar Mexhiti.
