“Mezi po pres”, Lotina Haziri numëron ditët e fundit të shtatzënisë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lotina Haziri po shijon ditët e fundit të shtatzënisë, ndërsa po numëron ditët deri në ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë.

Përmes disa postimeve në InstaStory, ajo ka ndarë momente nga rrugëtimi i saj drejt mëmësisë, duke rikthyer në kujtesë periudha të ndryshme të shtatzënisë, që nga momenti kur mori vesh se do të bëhej nënë e deri në muajin e nëntë.

Lotina ka folur edhe për sfidat dhe lodhjen e muajve të parë, ndërsa tani që shtatzënia po i afrohet fundit, ka shprehur padurimin për ta takuar fëmijën.

Ajo ka publikuar edhe një kolazh me partnerin e saj, Mozzik, ku të dy shfaqen të buzëqeshur brenda makinës.

Krahas fotografive, Lotina ka shkruar: “- sot gati 9” dhe “- picrra, mezi po pres”, duke treguar emocionet e saj për ardhjen e afërt të vogëlushit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër