Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Mickoski edhe sot përsëriti se VMRO‑DPMNE mbetet e hapur për konsensus rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në terren në Manastir, ai deklaroi se gjithçka që do të propozojnë LSDM, BDI dhe Levica në pjesën e amendamenteve të Kodit Zgjedhor, partia e tij është e gatshme ta pranojë — me kusht që të mbetet mundësia që diasporës t’i jepet shansi të votojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale përmes një procedure të thjeshtuar.
Gjithnjë e më të vogla janë gjasat që partitë, në javët e ardhshme, të arrijnë konsensus për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat janë reforma e fundit nga 10 reformat e planit për rritje. Afati skadon më 15 korrik dhe nga realizimi i kësaj reforme varen rreth 4 milionë euro që Maqedonia do t’i merrte nga Bashkimi Evropian.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë ndër të paktat ligje që mund të bllokohen përmes filibasterimit, prandaj LSDM dhe Levica kanë dorëzuar 13.500 amendamente. Levica, ndër të tjera, kërkon edhe një njësi të vetme zgjedhore një pozicion i pranueshëm për pushtetin, por jo për partitë e tjera, veçanërisht në bllokun shqiptar.
