Mickoski: LSDM po bën gjimnastikë

nga Xh M

Shkup, 21 shtator – Pas deklaratës së LSDM-së e cila tha se ata në shtator të vitit të kaluar kanë bërë ngrirjen e marzhit të 500 produkteve më shumë se ajo që është këtë vit 73, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski ka reaguar ndaj LSDM-së duke thënë se po harrojnë se ishin ata që 1300 produkteve i rritën tatimin e vlerës së shtuar nga 5 në 10 përqind dhe më pas kanë vendosur shtesa luksoze që ta përdorin për tender të kurdisur.

“A të që po e dëgjoj nga opozita këtë periudhë përveç porosive që nuk prekin askënd, janë edhe këto do t’i quaja gjimnastika që po i luajnë në skenën e hapur, por kjo po ju kthehet boomerang negativisht nga ato. Ato harrojnë se ishin 1300 produkte nëse nuk gaboj që i rritën tatimin e vlerës së shtuar nga 5-10% dhe më pas vendosën edhe shtesë luksoze që të mund atë luks ta përdornin për tender të kurdisur”, u shpreh kryeministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More