Mickoski: Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e reformave që do të kontribuojnë për institucione më efikase

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se sot kanë mbajtur takim pune kushtuar Axhendës së reformave dhe procesit të integrimit evropian, në të cilin përmes një fjalimi onlajn mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman.

Në takim, siç thekson kryeministri në njoftim, kanë diskutuar për progresin e arritur deri më tani, hapat e ardhshëm dhe koordinimin midis institucioneve, me qëllim që proceset reformuese të vazhdojnë në mënyrë efikase, në kohë dhe komform prioriteteve të përcaktuara.

“Mbetemi të përkushtuar për zbatimin e reformave që do të kontribuojnë në institucione më efikase, shërbime më të mira për qytetarët dhe progres të përshpejtuar të vendit”, theksoi kryeministri Mickoski.

artikuj të ndërlidhura