Shkup, 29 korrik, Zhurnal.mk – Armata mbetet të ndihmojë në Gostivar derisa të ketë nevojë për këtë, tha sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në Shtip, ku kreu inspektim në kazermën “Jane Sandanski” në objektin e rinovuar i cili është pjesë e projekteve infrastrukturore të cilët po realizohen në kazermat e vendit.
“Në Gostivar do të qëndrojmë si Armatë, për dhënie shtesë të ujit teknik, kapacitetet tona që i kemi i vendosim në disponim çdokund, cisterna dhe lloje të ndryshme pajisjesh. Dhe do të jemi vazhdimisht atje, edhe pse tashmë ujë teknik ka. Por varësisht nga nevoja e Komitetit drejtues, për çdo qytetar të Gostivarit, Armata do të qëndrojë atje, pa kufi. Derisa të ketë nevojë do të qëndrojmë atje. Nëse do të përdoret kapaciteti i Armatës mjaftueshëm apo jo, në këtë çast ndoshta kjo është çështja e dytë, çështja e parë është se Armata mbetet atje të ndihmojë”, theksoi Misajllovski.
