Mickoski merr pjesë në vendosjen e gurthemelit për objektin e ri në Qendrën Sportive “Jasmin” në Kavadar

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri i Hristijan Mickoski do të qëndrojë sot për vizitë në Komunën e Kavadar, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një objekti të ri në kuadër të Qendrës Sportive “Jasmin”, transmeton Zhurnal.mk.

Sipas njoftimit, ceremonia shënon fillimin e realizimit të projektit për zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në këtë komunë.

Ndërtimi i objektit të ri në kuadër të Qendrës Sportive “Jasmin” synon të përmirësojë kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe të krijojë hapësira më moderne për sportistët dhe të rinjtë në Kavadar.

artikuj të ndërlidhura