Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim ndonjëherë

Nga B.M
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 janar – Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve foli për bllokadën e transportuesve, përfaqësimin e vendit në DAVOS, si dhe për takimin me kryetrarin e BDI-së, Ali Ahmetin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se pret të arrihet një zgjidhje me BE-në lidhur me bllokimin e pikave kufitare nga transportuesit e mallrave, për shkak të rregullave të reja të Shengenit.

“Që nga muaji shtator kjo çështje është në rend të ditës. Pres të arrihet një zgjedhje me autoritet e BE-së. Mbrëmë kam kërkuar në telefon kryetare e KE-së, mirëpo ajo ishte në udhëtim në Indi dhe pres që këto ditë të kounikojmë përsëri.

Mickoski lidhur me Forumin Ekonomik në Davos e quajti si të suksesshëm, ku ka marrë pjesë në tri diskutime.
Ai tha e takimet në DAVOS duhet të shfrytëzohen për të sjell investime të huaja në vend.

I pyetur lidhur me takimin e paralajmëruar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, Mickoski tha se do të ketë takim ndonjëherë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër