Nju-Jork, 26 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mbrëmë në selinë e OKB-së në Nju-Jork u takua me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres, transmeton Zhurnal.mk.
Sipas zyrës së Guterresit, gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i mirë ndërmjet OKB-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Guterres dhe Mickoski diskutuan edhe për integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen e multilateralizmit.
Takimi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së Mickoskit në debatin e përgjithshëm të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku kryeministri më herët mbajti fjalim.
