Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se të premten dhe të shtunën duhet të mbahen takimet me partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM, ku do të diskutohet për rikonstruimin e paralajmëruar të qeverisë.
Siç deklaroi sot Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, bashkëpunimi i VMRO-DPMNE me VLEN vazhdon si deri më tani.
“Të premten dhe të shtunën janë caktuar takimet me partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM. Përndryshe, tani nuk jemi para zgjedhjeve, tani jemi në gjysmën e dytë të mandatit, kemi bashkëpunim jashtëzakonisht korrekt dhe miqësor me VLEN. Pres që në atë drejtim të vazhdojmë. Pas realizimit të bashkëpunimit tonë, pas zgjedhjeve të vitit 2024, pasuan zgjedhjet lokale ku ata fituan bindshëm në 10 komuna, kështu që nuk shoh pengesë në këtë moment që bashkëpunimi ynë të mos vazhdojë”, theksoi Mickoski pas vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të rindërtuar në Komunën e Strumicës.
