Ministrat e Jashtëm të BE-së vizitojnë Buchan, katër vjet pas masakrës ruse

Nga D. V.
358 e lexuar
A+ A-
Rivendos

KIEV, 31 mars – Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas dhe një duzinë ministrash të Jashtëm të BE-së ndodhen sot në Bucha të Ukrainës për të shënuar katër vjet që kur distrikti i Kievit u çlirua nga forcat ruse duke zbuluar disa nga mizoritë më të këqija që nga fillimi i luftës.

Bucha, e vendosur në perëndim të kryeqytetit ukrainas, u pushtua nga trupat ruse gjatë ditëve të para të luftës së nisur nga Rusia në shkurt 2022.

Pasi trupat ukrainase arritën të rimarrin qytetin në fund të marsit, trupat e civilëve të vrarë u gjetën të shtrirë në rrugë, disa me duar të lidhura.

Bucha shpejt u bë një simbol për krimet e luftës ruse të kryera në Ukrainë dhe një raport i Kombeve të Bashkuara më vonë konfirmoi vdekjen e dhjetëra civilëve.

Zyrtarët rusë vazhdojnë të hedhin poshtë akuzat dhe pretendojnë se mizoritë në Bucha ishin të sajuara.

Sipas shifrave ukrainase, më shumë se 400 civilë të vdekur u regjistruan në Bucha, me më shumë se 1 300 të vrarë në të gjithë rajonin e gjerë, përfshirë më shumë se 700 që u qëlluan për vdekje.

Delegacioni i sotëm, që përfshin edhe ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ministrin e Jashtëm polak, Radosław Sikorski dhe ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, do të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor në Bucha përpara se të mbajë një takim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër