Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

Nga D V
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk –  Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka nënshkruar dy udhëzime të rëndësishme administrative në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Sipas Hotit, ai ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kushteve minimale për themelimin e institucioneve të shërbimeve sociale, si dhe Udhëzimin Administrativ për procedurën e dhënies, përsëritjes, pezullimit dhe marrjes së licencës për ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare.

Njoftimi i plotë:

“Sot i miratova edhe dy Udhëzime Administrative në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare

Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kushteve minimale për themelimin e institucioneve të shërbimeve sociale

Udhëzimin Administrativ për procedurën për dhënien, përsëritjen, pezullimin dhe marrjen e licencës për ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare

Me këto udhëzime vendosen rregulla më të qarta për themelimin dhe funksionimin e institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe institucioneve private që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe në garantimin e shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe me standarde të njëjta për qytetarët.”, ka shkruar Hoti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër