Ministri Zülfikar Zeynula pritet në takim nga MPJ turk Fidan

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ankara, 24 tetor Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike Turke (TDP) dhe ministri përgjegjës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Investime të Huaja, Zülfikar Zeynula, ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit që nga marrja e detyrës ministrore në Republikën e Turqisë, ku është takuar me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet historike dhe lidhjet e forta vëllazërore mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve, si dhe çështje me rëndësi për të ardhmen e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut.

Nga Partia Demokratike Turke theksuan se lidhjet e fuqishme me Turqinë përbëjnë një nga vlerat më të rëndësishme të partisë dhe komunitetit turk në vend. Sipas tyre, mbrojtja e të drejtave, identitetit kombëtar dhe perspektivës së komunitetit turk do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore, në bashkëpunim të ngushtë me Turqinë.

Zeynula shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan, për vëmendjen e treguar, mikpritjen e përzemërt dhe mbështetjen e çmuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër