Ministria e Drejtësisë publikon listën e kandidatëve që kaluan provimin me shkrim të Jurisprudencës

Nga D. V.
854 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Drejtësisë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës me shkrim, i cili është mbajtur më 13 dhe 14 qershor 2026.

Sipas njoftimit të ministrisë, kandidatët që kanë mbetur në riprovim do t’i nënshtrohen provimit me gojë më 4 korrik 2026, duke filluar nga ora 08:00. Provimi do të mbahet në Amfiteatrin e objektit të ish-Rilindjes në Prishtinë.

Ndërkaq, kandidatët që kanë kaluar provimin me shkrim do t’i nënshtrohen provimit me gojë më 5, 6, 7, 8 dhe 9 korrik 2026, gjithashtu duke filluar nga ora 08:00, në të njëjtin lokacion.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se lista e kandidatëve që kanë kaluar provimin me shkrim është publikuar në uebfaqen zyrtare të institucionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër