Ministria e Energjetikës dhe KfW-ja vazhdojnë bashkëpunimin për mbështetjen e projekteve strategjike energjetike

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale zhvilloi një takim pune me përfaqësues të bankës gjermane për zhvillim KfW, ku u shqyrtuan mundësitë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit në sektorin e energjetikës.

Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për përfshirjen e KfW-së në mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve të reja gjatë vitit të ardhshëm, si dhe shqyrtimi i projekteve aktuale, zbatimi i tyre dhe përparimi i deritanishëm.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për sigurimin e asistencës teknike dhe mbështetjes nga ekspertët për nevojat e Ministrisë, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e proceseve të planifikimit dhe realizimit të projekteve strategjike energjetike.

Ministria e energjisë mbetet e përkushtuar në zhvillimin e partneriteteve me institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kontribuojnë në modernizimin e sektorit të energjetikës, rritjen e sigurisë energjetike dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik.

Bashkëpunimi me KfW-në përbën një bazë të rëndësishme për shqyrtimin e mundësive të reja për investime, shkëmbimin e ekspertizës dhe mbështetjen e projekteve me rëndësi strategjike për sistemin energjetik të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër