Ministria e Financave: Nga 230 milionë euro për kompanitë vendore nga kredia hungareze, janë realizuar 92 për qind e mjeteve totale

Nga D V
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Financave ka kryer transferimin e 131 milionë denarëve nga Buxheti qendror drejt Bankës për Zhvillim, mjete të destinuara për realizimin e projekteve në kompanitë vendore, transmeton Zhurnal.

Me këtë transfer, i kryer në fund të muajit të kaluar, shuma totale e plasuar në ekonominë vendore për realizimin e investimeve nga ana e kompanive arrin në 14,1 miliardë denarë ose 230 milionë euro.

“Kjo përfaqëson 92 për qind realizim të linjës kreditore të siguruar nga Qeveria përmes Bankës Hungareze për Eksport-Import, me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendore. Mbështetja konsiston në plasmanin e mjeteve me kushte të favorshme për kompanitë, në drejtim të realizimit të investimeve private, me ç’rast ato do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Mjetet plasohen te përdoruesit finalë përmes bankave komerciale, norma e interesit është 1,95 për qind në vit, afati i shlyerjes deri në 15 vjet dhe periudha e gëzimit deri në 3 vjet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Vlera e përgjithshme e buxhetit për mbështetjen e kompanive vendore të parashikuar në Buxhet është 250 milionë euro, ndërsa cikli investues vlerësohet në rreth 300 milionë euro. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër