MINTI publikon çmimet e derivateve

Nga D. V.
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 maj Zhurnal.mk – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 14 maj.

Sipas vendimit, nafta të enjten do të jetë 1.59 euro për litër, benzina 1.49 euro, ndërkaq gazi 0.76 euro për litër.

Krahasuar me çmimet e së mërkurës, nafta dhe benzina janë me të njëjtin çmim, ndërkaq gazi është liruar për 1 cent.

Ky vendim hyn në fuqi në ora 10:00 dhe vlen 24 orë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër