Miratohen ndryshimet në ligjin për SHISH dhe dy projektrezoluta

Nga D. V.
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, zhvilloi sot mbledhjen ku shqyrtoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për Shërbimin Informativ Kombëtar’, të ndryshuar”.

Nisma ligjore u prezantua nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e cila theksoi se ndryshimet synojnë përditësimin e kuadrit ligjor që rregullon veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Shtetit, në përputhje me zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë, teknologjisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Relatori i çështjes, Ardit Bido, u shpreh se projektligji synon përmirësimin e kuadrit ligjor të funksionimit të shërbimit informativ, duke e përshtatur atë me strategjinë e sigurisë kombëtare dhe sfidat bashkëkohore që lidhen me kërcënimet hibride, kibernetike dhe ekonomike ndaj infrastrukturës kritike.

Pas diskutimeve dhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit, projektligji u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Në vijim, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe projektrezolutën për Autoritetin e Mediave Audiovizive, si dhe projektrezolutën për Avokatin e Popullit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër