Misajllovski në samitin REAIM në Spanjë – është konfirmuar gatishmëria e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit maqedono-spanjoll në mbrojtje

nga D. V.

A Korunja, 4 shkurt – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot ka marrë pjesë në hapjen e Samitit të tre global për inteligjencë artificiale në mbrojtje – REAIM, që po mbahet në A Korunja, Mbretëria e Spanjës. Ngjarja organizohet me ftesë të ministres spanjolle të Mbrojtjes, margarita Robles Ferndandes.

Në samit, në të cilin marrin pjesë ministra, përfaqësues shtetërore nga vendet anëtare të OKB-së, bashkësia akademike dhe organizatat ndërtkombëtare, diskutohet për zhvillimin përgjegjës të inteligjencës artificiale në konteskt ushtarak dhe rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare.

Në kuadër të ngjarjes, siç njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes, Misajllovski ka realizuar takim dypalësh me ministren Robles, në të cilën është konfirmuar gatishmëria e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje mes dy vendeve. Dy ministrat kanë biseduar për më shumë aktivitete të mundshme të përbashkëta dhe për përgatitjen e një Plani të ri për bashkëpunim.

Ministri Misajllovski theksoi se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë mbrojtëse kërkon bashkëpunim të fortë midis aleatëve për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin. Sipas tij, ftesa për në REAIM është një konfirmim shtesë i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe me Spanjën.

Në deklaratën e tij, Misajllovski kujtoi se në nëntor 2024, Maqedonia e Veriut ishte vendi i parë kandidat nga Ballkani Perëndimor që nënshkroi Partneritetin e sigurisë dhe mbrojtjes me Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi do të vazhdojë të japë një kontribut të fortë në sigurinë rajonale dhe kolektive. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More