Shkup, 04 Maj, Zhurnal.mk – Ish-ministri i Brendshëm e ish-drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, u lirua sot me kusht nga burgu, njofton agjensia e lajmave MIA.
Sipas raportimit, Çavkov, i dënuar për ngjarjet e dhunës me 27 Prill 2017 në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është liruar sot paradite.
Në ditën e sulmit të turmës maqedonase ndaj deputetit Ziadin Sela e anëtarëve të LSDM-së në qeveri asaj kohe, Çavkov e mbante pozitën e drejtorit të byrosë në fjalë.
Ai ishte ndëshkuar me 18 burgim nën akuzat nga prokuroria për sulmin e saj dite, ku u lëndua rëndë Sela, por u përgjak edhe ish-kryeministri Zoran Zaev.
Çavkovit i ishte ulur dënimi në 16 vjet.
