Voziste pa patentë shoferi, arrestohet 26-vjeçari në Tetovë

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 maj, Zhurnal.mk – Një 26-vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës është arrestuar nga policia më 3 maj rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Banjishtë”. Gjatë një kontrolli në trafik, ai u kap duke drejtuar një veturë pa patentë shofer.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur edhe marihuanë dhe një thikë, ndërsa automjeti i tij është konfiskuar nga autoritetet. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të ngrihen kallëzime përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër