“Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi

Nga D V
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vranjë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Tre banorë të qytetit Vranjë, të Serbisë, janë mashtruar nga doktori i rremë nga Maqedonia e Veriut…
Policia e Vranjës së Serbisë, e ka arrestuar shtetasin e Maqedonisë së Veriut, të moshës 56-vjeçe, nën dyshimin se ai i ka “mashtruar tre shtetas serbë”.
Sipas hetimeve të deritanishme, personi në fjalë me anë të telefonit fillimisht i ka alarmuar “viktimat e mashtrimit” se gjoja njerëz e tyre të afërtë janë lënduar rëndë, ndërsa më vonë nga ata (të mashtruarit) ka marrë shumë të mwdha parash, përcjellë portal “Kumanova Sot”.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se prej datës 4 – 13 qershor, 56-vjeçari me iniciale S.K., iu kishte paraqitur njerëzve (viktimave të rastit në fjalë) në rajonin e Vranjës, në telefonat e tyre fiks, duke iu bindur se të afërmit e tyre ishin “lënduar rëndë” dhe se “urgjentisht kishin nevojë për para”.
Pas telefonatave, sic dyshojnë hetuesit, “doktori” kishte shkuar në adresat e tyre dhe nga ata kishte marrë një shumë të madhe parash.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër