Mjet shpërthyes dhe letër kërcënuese në derën e një banese në Pejë

Nga D. V.
910 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Një rast është raportuar mbrëmjen e 25 qershorit në Pejë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vendosur një mjet shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 23:43. Pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar perimetrin për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe kalimtarët.

Në vendngjarje ka intervenuar edhe njësia për deminim e Policisë së Kosovës, e cila ka bërë largimin e mjetit shpërthyes në mënyrë të sigurt.

“Pejë / 25.06.2026 – 23:43. Raportohet se është vendosur një mjetë shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi. Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e PK-së ka bërë largimin e mjetit eksplodues. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër