MK25 dhe Mexhiti diskutojnë për zhvillimin ekonomik dhe përkrahjen e diasporës

Nga Xh M
629 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i Vlen dhe njëherit kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti realizoi një takim me përfaqësuesit e MK25, Mike Zafirovski, Nikica Mojsovska-Brazhevska dhe Arben Jusufi, ku u diskutua për investimet, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit me diasporën.

Në takim u theksua rëndësia e mbështetjes së kompanive të udhëhequra nga diaspora për të investuar në Maqedonia e Veriut, si dhe krijimi i një klime më të favorshme biznesi që do të mundësojë angazhim më të madh të mërgatës në vend.

Mexhiti vuri theks të veçantë te nevoja për uljen e pengesave burokratike dhe rritjen e efikasitetit institucional, sidomos në nivel lokal, me qëllim lehtësimin e proceseve për investitorët dhe bizneset.

Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan për forcimin e lidhjeve me diasporën shqiptare dhe ndërtimin e urave më të forta bashkëpunimi me institucionet vendore, duke vlerësuar se diaspora mbetet një nga potencialet më të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Nga takimi u vlerësua se partneriteti me diasporën dhe krijimi i kushteve më të mira për investime janë hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe hapjes së mundësive të reja për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër