Shkup, 6 qershor, Zhurnal.mk – Një protestë u zhvillua këtë të shtunë para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Pankarta me mesazhe kritike ndaj partisë dhe përfaqësuesve të saj politikë, u vendosën në ambientet e jashtme të selisë.
“Liria nuk shitet”, “Mos e shkel gjakun e lirisë”, “Ata ranë, ju përçani?”, “Amaneti tradhtohet?” dhe “Pushteti kalon, dëmi mbetet”, ishin disa nga mesazhet në pankartë.
Mesazhet shprehnin pakënaqësi ndaj zhvillimeve politike dhe kërkonin më shumë përgjegjësi nga faktorët politikë shqiptarë.
Protesta vjen pak orë para se qytetarët e Kosovës t’u drejtohen kutive të votimit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka hapur zyrë elektorale edhe në Shkup.
