Moska dënon planin e BE-së për të ndaluar anijet e “flotës në hije” në Mesdhe

Nga D V
539 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Moskë, 10 qershor, Zhurnal.mk – Rusia dënoi sot vendimin e Bashkimit Evropian për t’u dhënë autorizim anijeve ushtarake të BE-së në Mesdhe që të ndalojnë dhe inspektojnë anije të huaja të dyshuara si pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije”, e cila transporton naftë ruse, duke paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe të tjera për t’i mbrojtur ato, sipas Reuters.

BE-ja njoftoi të hënën se kishte zgjeruar mandatin e operacionit detar “Operation IRINI”, i krijuar fillimisht për të zbatuar embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara ndaj Libisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se ky veprim përbën një kërcënim për sigurinë detare dhe akuzoi BE-në për frikësim të anijeve civile.

Ajo theksoi se në të drejtën ndërkombëtare nuk ekziston një term i tillë si “flotë në hije”, duke e cilësuar atë si një “sajim politik” të Bashkimit Evropian.

“Përdorimi i anijeve të operacionit detar IRINI në Mesdhe për të inspektuar ose sekuestruar, siç po thonë tani, anije që transportojnë produkte nafte do të përbënte një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Zakharova gjatë një konference për shtyp.

Ajo shtoi se Rusia rezervon të drejtën të përdorë “të gjithë arsenalin e instrumenteve politike, ligjore dhe të tjera” për të mbrojtur sigurinë detare dhe interesat legjitime të transportuesve dhe pronarëve të anijeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër