Trump: Irani do të paguajë çmimin pasi vonoi negociatat për paqe

Nga D V
1,534 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 10 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan, Donald Trump, akuzoi Iranin se ka refuzuar të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, duke deklaruar se tani “do të duhet të paguajë çmimin”.

Në një postim në platformën e tij sociale Truth Social, Trump pretendoi se një pjesë e madhe e forcave ushtarake iraniane “nuk ekziston më”, pas sulmeve amerikane dhe izraelite të muajve të fundit.

“Ngacmuesi i Lindjes së Mesme ka vdekur! Ata morën shumë kohë për të negociuar një marrëveshje që do të kishte qenë e shkëlqyer për ta, tani do të duhet të paguajnë çmimin”, shkroi ai.

Presidenti Trump nuk dha detaje të mëtejshme mbi hapat e ardhshëm që mund të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklaratat e tij vijnë pasi përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit u rindezën përkohësisht gjatë natës, duke vënë sërish në provë armëpushimin e brishtë që është në fuqi që nga prilli. Ndërkohë, presidenti amerikan po përpiqet të negociojë përfundimin e luftës që nisi së bashku me Izraelin më 28 shkurt.

Sipas Trump, sulmet më të fundit amerikane kundër Iranit erdhën si përgjigje ndaj rrëzimit të një helikopteri ushtarak amerikan pranë Omanit nga forcat iraniane të hënën në mbrëmje.

Mediet iraniane raportuan se Teherani u kundërpërgjigj duke sulmuar baza amerikane në rajonin e Gjirit Persik dhe në Jordani.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Komanda Qendrore Amerikane,  njoftoi se sulmet amerikane të kryera në kuadër të “vetëmbrojtjes” kundër Iranit kishin përfunduar.

Me negociatat për një marrëveshje afatgjatë paqeje që kanë mbetur të bllokuara prej javësh, presidenti Trump ka alternuar vazhdimisht mes kërcënimeve për veprime të mëtejshme ushtarake ndaj Iranit dhe deklaratave se një marrëveshje është pranë arritjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër