Mot i kthjellët, vranësira të dendura në zonat malore

Nga D. V.
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 maj, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta deri mesatare por kalimtare. Në relievet malore në lindje dhe jug, kryesisht në mesditë deri pasdite vranësirat hera-herës deri të dendura.

Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra në male në jug-jugperëndim të vendit kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 9 m/s, në lugina dhe bregdet, era hera-herës pritet të arrijë deri 19 m/s, Valëzim në det i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 7/16 Diell re
Kukës 3/13 Diell re
Lezhë 6/16 Diell re
Dibër 1/11 Diell re
Durrës 8/21 Diell re
Tiranë 10/21 Diell re
Elbasan 7/20 Diell re
Berat 6/20 Diell re
Vlorë 11/21 Diell re
Korçë 4/8 Diell re
Gjirokastër 5/16 Diell re shi
Sarandë 10/16 Diell re shi

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër