Mot i ndryshueshëm dhe relativisht i ngrohtë deri të shtunën, nga e diela ftohtë dhe borë në male

Nga B.M
627 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shkurt – Në ditët në vazhdim pritet të mbajt mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut që në vende të caktuara do të jenë më të dendura. Sipas njoftimeve nga DPHM, gjatë natës në pjesët juglindore të vendit priten reshje mbi 20 litra për metër katror.

Të premten do të ketë reshje më intensive të shiut në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas herë e përforcuar.

Nga e diela paralajmërohet ftohje e motit, me çka reshje bore priten në zonat malore dhe në disa nga vende më të larta të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër