Mot i nxehtë me temperatura deri në 42 gradë Celsius

Nga D V
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 korrik Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e hënë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e i nxehtë në të gjithë vendin. Vranësirat parashikohen mesatare deri të dendura në veri si dhe në juglindje në orët e mesditës.

Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryrë me drejtim veriperëndimit – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 22/36
Kukës 25/39
Lezhë 23/38
Dibër 20/36
Durrës 24/39
Tiranë 27/41
Elbasan 26/42
Berat 20/42
Vlorë 24/39
Korçë 21/36
Gjirokastër 21/42
Sarandë 25/39

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër