Mot i paqëndrueshëm, reshje të dobta në të gjithë territorin

Nga D. V.
506 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 maj, Zhurnal.mk – Vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë edhe në pjesën tjetër të vendit, përqendruar në relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet, era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 16/23 Re diell
Kukës 12/22 Re  diell
Lezhë 15/23 Re diell
Dibër 11/22 Re diell
Durrës 16/24 Re diell
Tiranë 16/25 Re diell shi
Elbasan 16/25 Re diell shi
Berat 11/26 Re diell
Vlorë 17/24 Re diell shi
Korçë 9/17 Re diell shi
Gjirokastër 12/26 Re diell shi
Sarandë 15/25 Re diell shi

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër