Mot i qëndrueshëm, prani e lartë grimcash rëre e pluhuri në ajër

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite.

Priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore, kryesisht në orët e mesditës e pasdites.

Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

artikuj të ndërlidhura