Mot më i qëndrueshëm me alternime vranësirash

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 maj, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura duke filluar kryesisht pas orëve të mesditës. Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në momentin e vranësirave të dendura në relievet e larta malore të vendit reshje shiu afatshkurtra, të izoluara dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me valëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

artikuj të ndërlidhura